Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot pranë bregut në veri të shtetit të Kalifornisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Tërmeti ndodhi në orën 11:44 të mëngjesit me orën lokale, më shumë se 100 kilometra në perëndim të Ferndale në kontenë Humboldt, shtoi USGS, raporton NBC Bay Area.
Deri më tani, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami./FolDrejt/