Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka goditur shtetin federal meksikan Michoacan.
Shërbimi Sizmologjik Kombëtar (SSN) njoftoi se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 56 kilometrash, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Epiqendra ishte 34 kilometra në perëndim të qytetit Huetamo në shtetin Michoacan.
Autoritetet konfirmuan se nuk ka viktima në njerëz dhe se nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin, Mexico City./FolDrejt/