Kompania “Termokos”, ka dhënë një njoftim me rëndësi për qytetarët e vendit.
“Termokos” ka njoftuar se është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët e Komunës se Prishtinës edhe para datës 15 tetor. Këtë e kanë bërë të ditur për Radio Kosovën zyrtarë të kompanisë publike “Termokos”. Drejtues të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se këtë vit janë kyçur në rrjetin e ngrohjes edhe qindra objekte banesore, përcjell Fol Drejt.
Kompania “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë furnizimin me ngrohje në qytetin e Prishtinës. Zëdhënësja e kompanisë publike “ Termokosi”, Aferdita Uka, tha për Radio Kosovën se bazuar në lëvizjen e temperaturave, kjo kompani është e gatshme të fillojë furnizim me ngrohje për konsumatorët para datës 15 tetor që është datë zyrtare.
“Janë në proces të përgatitjeve finale para së të startojmë më furnizim me ngrohje për të gjithë konsumatorët. Nga fillimi i muajt tetor mund të këtë rënie të temperaturave. Ne do t’i përcjellim ato, e varësisht nga lëvizja e tyre, do të vendoset nëse do të ketë nevojë të fillojmë para 15 tetorit ose pas kësaj date”, ka thënë ajo.
Që nga tetori i 2023-s, mbi 40 mijë banorë të Prishtinës do të ngrohen nëpërmjet rrjetit të ngrohjes./FolDrejt/