Sot është realizuar testimi i gatishmërisë së ekipeve reaguese emergjente në kryeqytet, transmeton Fol Drejt.
Siç njoftojnë nga komuna e Prishtinës, qëllimi i këtij testimi ishte se si duhet intervenuar apo përgjigjur rasteve të katastrofave natyrore, tërmeteve, përmbytjeve apo fatkeqësive të ndryshme të shkaktuara nga dora e njeriut dhe në raste të zjarreve.
“Testimi i gatishmërisë së ekipeve reaguese emergjente në kryeqytet
Situatat emergjente kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe të saktë. Sot u realizua me sukses ushtrimi praktik i testimit të gadishmërisë reaguese të pjestarëve të emergjencave dhe qytetarëve.
Qëllimi i këtij ushtrimi ishte se si duhet të intervenojmë apo të përgjigjemi në rastet e katastrofave natyrore: tërmeteve, përmbytjeve apo fatkeqësive të shkatuara nga dora e njeriut dhe në raste të zjarreve.
Menaxhimi i emergjencave është me rëndësi sepse jo të gjitha rreziqet mund të parandalohen, por që mund të intervenohet për të reduktuar apo minimizuar dëmet njerëzore dhe materiale.
Falënderojmë drejtorin Lulzim Fushtica, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca për organizimin si dhe Policinë e Kosovës, Shërbimin Profesional të Zjarrfiksëve, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Shërbimet Emergjente Mjekësore për bashkëpunimin.”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës, përcjell Fol Drejt.