Gavi është një tjetër talent i madh që ka dalë nga akademia e të rinjve të Barcelonës, La Masia. Katalanasit po kërkojnë të zgjasin kontratën e tij dhe ranë dakord për një rinovim me të, megjithatë, ajo është konsideruar e pavlefshme si nga La Liga ashtu edhe nga një gjykatë spanjolle.
Sipas The Times, Liverpool po monitoron situatën aktuale të Gavi dhe nëse ai do të jetë i disponueshëm falas në verë pas skadimit të kontratës së tij të të rinjve. Në raport thuhet se edhe rivalët e Manchester Cityt po e monitorojnë spanjollin, transmeton Fol Drejt.