Futbollisti i Chelseat, Thiago Silva, mund të jetë jashtë fushës për të paktën gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të ligamentit të gjurit, raportojnë mediat britanike.
Chelsea konfirmoi më herët gjatë ditës së sotme se Silva u lëndua gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit në Premier League, por nuk bëri të ditur se sa kohë do të duhet të pushojë futbollisti brazilian.
“Pas lëndimit të gjurit në pjesën e parë kundër Tottenhamit, Thiago iu nënshtrua skanimeve pas kthimit të tij në qendrën stërvitore të klubit të hënën. Rezultatet e skanimit konfirmuan një dëmtim të ligamentit dhe ai tani do t’i nënshtrohet rehabilitimit me ekipin mjekësor të klubit në mënyrë që të kthehet në fushë sa më shpejt”, thuhet në deklaratën e Chelsea, transmeton Fol Drejt.