Ata janë minoritet në Kinë, por shumicë në provincën Xinjiang, me fe i takojnë islamit dhe pjesë e kombit të madh turk. Të papërshtatshëm me sistemin komunist kinez, një milion pjesëtarë të këtij grupi etnik janë dërguuar në kampet famëkeqe të edukimit, shkruan foldrejt.com. Deri tani asnjë shtet musliman nuk kishte reaguar, derisa më së fundi doli Turqia, informon foldrejt.com.
Reagimi i Ankarasë erdhi pas vdekjes së një poeti dhe muzikant shumë të njohur të minoritetit etnik Ujgur, Abdurehim Heyit. Ai po vuante një dënim 8 vjeçar ne rajonin Xinjiang.
Në deklaratën e lëshuar nga ministria e Jashtme turke thuhet se këta njerëz, janë subjekt torturash dhe përballen me kampe të mirëfillta përqendrimi.
Por Pekini i ka cilësuar totalisht të papranueshme komente të tilla. Ujgurët janë një minoritet turko-mysliman në verilindje të Kines, të cilët autoritetet kineze i mbajnë intensivisht nën mbikëqyrje.
Gjuha e tyre ngjason me turqishten e nuk janë të paktë individët që e kanë lënë Kinën për Turqinë këto vitet e fundit.
Deri më tani, siç thotë BBC, pak vende me shumicë myslimanë i janë bashkuar korit ndërkombëtar të zërave që e dënojnë këtë situatë.
Analistët mendojnë se një pjesë e mirë e tyre i druhen shpagimit politik dhe ekonomik të Kinës. Muzikanti që nxiti zemërimin e Turqisë, ka qenë dikur i adhuruar në mbarë vendin dhe luante në Dutar, një instrument me dy tela që njihet si mjaft i vështirë për t’u zotëruar.
Arsyeja e arrestimit të tij u bënë vetëm tre fjalë në tekstin e këngës së fundit, e cila i kërkonte brezave të rinj të respektonin sakrificat e atyre që ishin përpara: fjalët “Martirë të luftës” ishin ato që i shtynë autoritetet kineze të dilnin në përfundimin se muzikanti përfaqësonte një kërcënim terrorist.