Një numër i tifozëve të Skocisë morën pjesë në një pastrim të Leicester Square të Londrës pasi zona ishte mbuluar me mbeturina gjatë festimeve të Euro.
Skuadra kombëtare barazoi 0-0 me Anglinë në Wembley, duke mbajtur gjallë shpresat e tyre për fazën e eliminimit direkt.
Mijëra udhëtuan nga Skocia në Londër për të mbështetur ekipin pavarësisht nga kufizimet e Covid, me një numër të madh të tyre duke parë ndeshjen në pub-et, raporton BBC, përcjell FolDrejt.com.
Kishte prezencë të madhe policie si në kryeqytet ashtu edhe në Glasgow ndërsa festimet zhvilloheshin.
Policia tha se 30 persona u arrestuan në Londër, megjithatë asnjë arrestim nuk u bë në George Square. /FolDrejt.com/