TikTok po prezanton një kufi ditor 60-minutësh në aplikacion për këdo nën moshën 18 vjeç.
Sipas BBC, nëse të miturit arrijnë atë kufi, ata do të duhet të fusin një kod për të vazhduar përdorimin e tij.
Sidoqoftë, do të ketë gjithashtu një opsion për të shmangur masën e re, për të cilën TikTok thotë se do të prezantohet në javët e ardhshme.
Kompania kineze që është pronare e TikTok-ut tha se funksioni po prezantohet për të ndihmuar njerëzit të kontrollojnë se sa kohë shpenzojnë në aplikacionin popullor.
Sipas rregullave të platformës, çdo përdorues duhet të jetë së paku 13 vjeç dhe të gjithë nën 18 vjeç do të marrin një njoftim javor se sa kohë kanë shpenzuar në TikTok.
Prindërit që përdorin një nga opsionet për të kontrolluar se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në telefon, do të mund të vendosin vetë kufirin kohor. /FolDrejt/