Derbi i javës së 29-të në Premier League nuk ka fitues duke përfunduar me rezultat 1-1.
Rastin e parë të mirë në ndeshje e patën mysafirët, por goditja e Rashford u prit mjaftë mirë nga portieri Hugo Lloris.
Tottenham e gjeti golin e epërsisë në minutën e 27-të nëpërmjet holandezit Steven Bergwijn.
22-vjeçari depërtoi bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme mposhti De Gean për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në minutën e 81-të mysafirët nga Manchesteri fituan penallti.
I saktë nga pika e bardhë u tregua mesfushori portugez Bruno Fernandez që barazoi shifrat në 1-1.
Gjithsesi deri në fund të ndeshjes dy skuadrat tentuan për të shënuar golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.