Xavi Hernandez thotë se fitorja 4-2 ndaj Napolit është një nxitje e rëndësishme e besimit në UEFA Europa League, si dhe në kampionatin spanjoll La Liga
Ndeshja e parë përfundoi me barazim 1-1 në Camp Nou, duke e lënë të hapur “Play-Off”-in, por Blaugranët shfrytëzuan gabimet në mbrojtje për të kaluar në avantazh 2-0 brenda 13 minutave dhe të fitojnë 4-2 në fund apo 5-3 në total.
Kjo fitore e kalon Barcelonën në raundin tjetër dhe Xavi ndihet i lumtur me paraqitjen e skuadrës dhe lojën e treguar ndaj Napolit.