Trajneri i kombëtares zvicerane të futbollit, Murat Yakin, ka thënë se ekipi i tij dëshironte të shkruante histori në Botërorin e Katarit, raporton Reuters.
Zvicra u eliminua në fazën e 16-të të Kupës së Botës në Katar, teksa mbrëmë u mposht bindshëm nga Portugalia 6:1.
“Ne kishim plane ambicioze, donim të bënim histori. Mendoj se mund të krenohemi me atë që treguam në Kupën e Botës. Patëm momente të mira në fazën e grupeve. Në fund kalojnë skuadrat më të mira. Na mungonte freskia.” tha Yakin, transmeton Fol Drejt.