Sesi mediat shpesh vendosin titujt e tyre redaktorialë dhe dinë që ta paraqesin të vërtetën ashtu siç ju konvenon atyre, tregon shembulli i mëposhtëm.
Media shqiptare Gazeta Ekspres shkruan se “Republika Çeke nuk ka arsye për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”. Politika e jashtme e Çekisë është e qartë dhe stabile, citon më tej gazeta shqiptare një media çeke.
Megjithatë, media serbe B92, shkruan se kryeministri çek “Andrej Babis ka takuar presidentin çek Milos Zeman, për të diskutuar rreth tërheqjes së pavarësisë së Kosovës.” Kjo temë do diskutohet në tetor gjatë koordinimeve për politikën e jashtme. Aty do takohen ministri i brendshëm, ministri i jashtë, presidenti i Senatit dhe spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve. “Ky është një takim ku do diskutohen mendime të ndryshme.”
Por çfarë thotë Radio Praga e Çekisë.
“Politika e jashtme është axhendë e diskutimeve mes presidentit Zeman dhe kryeministrit Andrej Babis,” përcjell foldrejt.com, median çeke.
Babis që kundërshtoi ndryshimin e pozitës çeke për tërheqjen e njohjes së Kosovës, tani ka “lejuar argumentet e kundërshtarëve dhe e vendosi Kosovën në diskutimet kryesore për politikën e jashtme çeke në tetor”./Foldrejt.com