Mediat e Austrisë njoftuan se punonjëset sociale nga Rumania, të cilat kujdesen për austriakë të moshuar, do të mbërrijnë me trena të posaçëm pas 10 majit.
Bukureshti dhe Vjena janë duke zhvilluar bisedime për një korridor transporti për rreth 10 000 veta. Hekurudhat austriake janë gati të presin trenin e parë të jashtëzakonshëm më 11 maj me rreth 350 rumune. Ai duhej të mbërrinte që në fillim të majit, por Ministri rumun i Transportit Lucian Bode bllokoi nisjen e tij për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Rumani.