Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek tunelli në fshatin Aqarevë.
Burimet e Lajmi.net mësojnë se treni ka goditur një person në vendin e quajtur Livadhi i Keq që gjendet në afersi të tunelit të Aqareves që lidhet me pjesën e komunës se Skenderajt. Dyshohet se personi i goditur ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Ende nuk dihet për identitetin e tij, ndërsa njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës po merren me rastin.