Policia ka përgëzuar tri vajza në Vushtrri, të cilat kanë dorëzuar në stacionin policor një portofol që e gjetën në rrugë.
Siç bën të ditur policia, gjatë ditës së sotme, në stacionin policor në Vushtrri, nga ana e tri vajzave është dorëzuar një portofol (të cilin e kishin gjetur në rrugë).
Në portofol kishte dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë të parave.
Në stacion është ftuar pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet./FolDrejt/