20-vjeçari Ansu Fati ishte në shtrat kur pa deklaratën e babait për statusin e tij në Barcelonë.
Sulmuesi i ri i klubit katalanas është tronditur, pohon Relevo dhe shton se Fati po mendon të publikojë një mesazh në rrjetet sociale për të theksuar se nuk është dakord me mendimin e babait të tij.
Kujtojmë, Bori Fati thirri ashpër trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez. Ai beson se nuk po i jep mundësi të mjaftueshme djalit të tij dhe zbuloi se problemin e ka diskutuar me drejtuesit e Barcelonës.
“Pse Ansu nuk luan? Kjo është një pyetje e mirë, por pyesni Xavin. Unë nuk kam një përgjigje, por ai ndoshta e ka një. Ndoshta ai mendon se Ansu është i keq në mbrojtje. Kjo është e drejta e tij, por unë jam i zemëruar. Si një baba, jam i inatosur se djali im luan shumë pak”, tha Bori Fati.
“Thirra drejtuesit e Barcelonës dhe u thashë se ne meritojmë shumë më tepër. Pra po flasim për dhjetëshin e Barcelonës! Kjo që po ndodh më shqetëson. Që një lojtar që është projekt i klubit merr një minutë, dy, tre… Nuk po i kërkoj të jetë titullar, por nëse nuk mund të luajë më, kush mundet?!” shtoi ai.
Fati nuk dëshiron të largohet nga Barcelona
Ai gjithashtu zbuloi se Ansu nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.
“Dy vjet më parë, ne erdhëm në klub me oferta, dhe ata as nuk donin ta dëgjonin (për oferta të tjera). Ansu nuk dëshiron të largohet. Gjëja më e rëndësishme për të është që ai është në Barcelonë. Gjëja e rëndësishme për mua është që ai të luajë. Real? Ansu nuk do ta pranonte, por unë kurrë nuk do të flas keq për Realin, sepse nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja.”, tha ai.
Fati, 20-vjeçari anësor, ka shënuar gjashtë gola me tre asistime këtë sezon. Në 38 ndeshje, ai mori gjithsej 1341 minuta. Në tre ndeshjet e fundit me Realin ka luajtur dy herë për një minutë dhe një herë për 21 minuta. Për shkak të kohës jo të madhe në klub, ai u largua edhe nga kombëtarja spanjolle, transmeton Fol Drejt.