Edhepse Maqedonia Veriore akoma nuk është anëtare e NATO, ushtarët amerikanë veç kanë arritur në vendin e vogël ballkanik, shkruan foldrejt.com duke u bazuar në faqen e ushtrisë amerikane army.mil.. Ushtarët amerikanë do stërvitet sëbashku me ushtarët maqedonas në manovrën që do quhet «Device Strike».
Stërvitjet kanë për qëllim edhe mbrojtjen nga një “agresion rus mbi Ballkanin”, tha një oficer me katër yje. Ushtarët amerikanë janë në gatishmëri të plotë në Europë.
Sipas «Defense News» Maqedonia ka marrë gjatë 2017 30 milion dollarë për armatime ushtarake. Këto para janë shfrytëzuar kryesisht për automjete të blinduara, që Shkupi i kishte nga kohët sovjetike./Foldrejt.com