Politikani i ekstremit të djathtë Geert Wilders, fituesi i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Holandë, ka qenë prej kohësh një nga deputetët holandezë më të njohur në vend dhe jashtë saj, dhe është i njohur për fushatën e tij të ashpër kundër imigracionit, Bashkimit Evropian dhe Islami, shkruan Politico.
Sipas Politico, Wilders tani është në një pozicion për t’u bërë kryeministri i ri i Holandës pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe gjithçka që duhet të bëjë është të bindë partnerët e mundshëm të koalicionit në parti të tjera që të punojnë me të.
Wilders, i cili quhet “Trump holandez” për shkak të qëndrimeve të tij të ashpra, e filloi karrierën e tij politike në vitin 1998 si deputet i Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), kur ishte këshilltar i të riut Mark Rutte (kryeministri holandez në largim). pas së cilës ai u largua nga partia në vitin 2006 dhe themeloi Partinë e Lirisë (PVV).
Ajo që mbetet çudi për shumkë është se si njerëz me qëndrime të tilla çdo ditë e më shumë po udhëheqin shtete evropiane.