Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonin kundër Kinës, si pasojë e shpërndarjes së virusit Korona. Ai tha se edhe nuk dëshiron të flasë me presidentin kinez Xi Jinping.
“Jam shumë i zhgënjyer me qëndrimin kinez kundrejt pandemisë së Kovid19,” tha Trump për rrjetin amerikan televiziv Fox News, përcjell foldrejt.com Ai ka pasur “raporte shumë të mira” me Xi, por momentalisht nuk dëshiron të flasë.
“Ka shumë gjëra, që ne duhet të bëjmë. Ne mund ti prishim të gjitha marrëdhëniet,” tha ai rreth së ardhmes së raporteve kinezo-amerikane./Foldrejt.com