Ish-presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar kolapsin e fundit të bankës amerikane SVB, fajësoi politikën ekonomike të presidentit Joe Biden për një situatë të tillë, duke shtuar se në horizont janë kolapse të reja financiare.
“Me atë që po ndodh në ekonominë tonë dhe propozimet nga rritja më e madhe dhe më budalla e taksave në historinë e SHBA-së, pesë herë, Joe Biden do të mbahet mend si Herbert Hoover i ditëve moderne (Hoover ishte presidenti i SHBA gjatë ‘Depresionit të Madh).” tha Trump në rrjetin e tij social Social Truth, raporton “Newsweek”.
Sipas tij, do të kemi një “depresion të madh”, më të rrezikshëm se ai i vitit 1929, transmeton Fol Drejt.