Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se qeveria federale duhet të luajë një “rol jetik” në kundërshtimin e abortit, por nuk tha se cilat kufizime kombëtare do të mbështeste nëse rizgjohej president.
Këto pikëpamje u shprehën nga Trump të shtunën përpara një grupi ungjillorësh me ndikim, në ditën kur Gjykata e Lartë rrëzoi të drejtën kombëtare për abortin.
Pikëpamjet e Trump janë në kontrast të plotë me deklaratat e ish-zëvendëspresidentit dhe rivalit të tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, Mike Pence, sipas AP./FolDrejt/