Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se rreth 640 ushtarë amerikanë do të vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë.
Rreth 4 mijë ushtarë të KFOR-it sa janë në Kosovë, 640 prej tyre janë amerikanë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë do të vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë.
Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4,000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në letrën e Trumpit.