Trajneri gjerman dhe i cili tashmë edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Bayernit, Thomas Tuchel, tha në promovimin e tij tek skuadra se dëshiron të fitojë tituj në të gjitha garat këtë sezon.
Klubi i futbollit Bayern ka zëvendësuar trajnerin Julian Nagelsmann me Thomas Tuchelin.
Tuchel u shkarkua nga Chelsea në shtator të vitit të kaluar, dhe para klubit londinez ai drejtoi Mainzin, Borussia Dortmundin dhe Parisin. Ai do të debutojë në pankinën e Bayernit më 1 prill në ndeshjen derbi kundër Borussia Dortmundit, transmeton Fol Drejt.