Policia turke arrestoi sot 110 persona për lidhje të dyshuara me militantët kurdë, njoftuan burimet e sigurisë.
Policia bastisi 186 adresa njëkohësisht dhe sekuestroi materiale dixhitale pasi prokurorët lëshuan urdhra arresti për 216 persona të dyshuar për financim, rekrutim dhe përhapje të propagandës për Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Turqia dhe disa vende perëndimore e cilësojnë si grup terrorist, përcjell Fol Drejt.
Deputeti pro-kurd tha se politikanë, avokatë dhe gazetarë ishin në mesin e të arrestuarve, duke i lidhur arrestimet me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, të planifikuara për më 14 maj./FolDrejt/