Mehmet Jasar Joskun, ndërtuesi i ndërtesës luksoze “Residence Renaissance” në qytetin turk Antakya, e cila u shkatërrua nga tërmeti, u ndalua në aeroportin e Stambollit në përpjekje për t’u arratisur në Mal të Zi, raporton agjencia turke Anadolu Agency.
Prokuroria e Stambollit urdhëroi arrestimin pasi mësoi se Joskun kishte ardhur në aeroport me një shumë të caktuar parash për të udhëtuar jashtë vendit.
I dyshuari është ndaluar në aeroportin e Stambollit, dhe siç është konstatuar, ka tentuar të udhëtojë për në Podgoricë./FolDrejt/