Turqia do të vazhdojë bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes për grurin nga portet e Detit të Zi, e cila, duke filluar nga 18 marsi, do të zgjasë edhe për 120 ditë të tjera, jo 60 ditë, tha sot ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
“Ne kemi filluar negociatat në lidhje me versionin fillestar të marrëveshjes. Vazhdimi i marrëveshjes është i rëndësishëm. Do të flasim me kontakte për një zgjatje për 120 ditë, në vend të dy muajve,” tha Akar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes turke, përcjell Fol Drejt.
Në ditët e mëparshme, negociatat u intensifikuan përpara skadimit të marrëveshjes ekzistuese dhe Rusia tha të martën se marrëveshja do të zgjatet për 60 ditë./FolDrejt/