Forcat e sigurisë së Turqisë ndaluan 184 persona, duke përfshirë personel ushtarak, ish-ushtarak dhe civilë, të akuzuar për lidhje me lëvizjen e udhëhequr nga kleriku Fethullah Gulen, i cili qeveria turke pretendon se u përpoq të bënte një grusht shteti në 2016.
“Si pjesë e një hetimi në vazhdim, u nis një operacion për të ndaluar oficerë ushtarak të cilët u zbulua se kishin lidhje me FETO-n”, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Ankarasë.
FETO, ose Organizata Terroriste Fetullahiste, është emri që qeveria turke i ka vënë lëvisjes së themeluar nga Guleni.
Operacioni ishte një nga më të mëdhenjtë kundër gylenistëve të pretenduar që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit në 2016.
Ndër të ndaluarit ka dy kolonelë, shtatë majorë, dhjetë kapitenë, 24 togerë dhe 103 rreshterë. Tridhjetë e tetë prej tyre janë kadetë ushtarakë. Të ndaluarit po shërbenin ose kanë shërbyer në degë të ndryshme të Forcave të Armatosura Turke.
Qeveria turke nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan e akuzon Gulenin, i cili ka jetuar në mërgim të vetë-imponuar në SHBA që nga viti 1999, dhe rrjetin e tij për operimin e një strukture paralele brenda shtetit turk dhe orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti në korrik 2016.
Në total, 292,000 njerëz janë arrestuar dhe gati 598,000 njerëz janë hetuar për shkak të lidhjeve të tyre të pretenduara me Gulenin.
Më shumë se 30,000 vetë janë në burgjet turke për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me klerikun dhe më shumë se 125,000 nëpunës civilë janë pushuar nga puna.