Në këto ditë Turqia, e cila ka filluar prodhimin e saj vendas për shumicën e aparaturave mjekësore, ka filluar shpërndarjen e saj për shtetet në nevojë. Pasi ndihmoi me 7 tonë aparatura Shqipërinë, së fundi ky shtet ka dërguar ndihma të shumta drejt Italisë dhe Spanjën, informon foldrejt.com.
Burimet diplomatike turke thanë se është zhvilluar një bisedë mes dy ministrave të jashtëm kryediplomatit italian Di Maio dhe atij turk Çavusoglu.
Di Maio ka falënderuar homologun e tij turk Çavuşoğlu për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Turqia i ka ofruar Italisë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.