Pas intensifikimit të luftimeve në Idlib të Sirisë, i ashpër ka qenë reagimi i Turqisë, e cila si pasojë po përballet me fluksin e madh të refugjatëve, informon foldrejt.com.
“Ne nuk do hezitojmë asnjë opsion, qoftë atë edhe ushtarak, në rast se nuk ndalet ofansive në verilindje Idlib”, tha presidenti Rexhep Taip Erdogan, duke shtuar se të gjitha opsionet janë mbi tavolinë.
Idlibi është provinca e fundit nën kontrollin e rebelëve në Siri. Me fillimin e sulmeve të ushtrisë siriane, duke vrarë edhe shumë civilë, ka ardhur deri te fluksi i madh i refugjatëve.
Rreth qytetit ka edhe 12 posta ushtarake turke, të cilat në rast se sulmohen, do përbënte një shkak tjetër për luftë mes Sirisë dhe Turqisë.
Rusia në anën tjetër ka theksuar se mbështet marrëveshjen e Soçit, e cila parasheh armëpushim për Idlibin. Megjithatë, aeroplanët e saj, shpesh kanë bombarduar provincën, me pretekstin se sulmojnë “terroristët”./Foldrejt.com