Policia e Kosovës ka shpallur si person në kërkim njërin prej të përfshirëve në vrasjen që ka ndodhur në “Bon Vivant”, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Fjala është për Dukagjin Nikollajn, transmeton Fol Drejt.
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes të të dyshuarit të shpallur në kërkim.