Një person ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental.
Rasti ka ndodhur në fshatin Carrabreg të Deçanit, rreth orës 16:30, të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktima është dërguar në QKMF pa shenja jete nga familjarët e tij.
Siç njoftojnë familjarët, viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe pas rrëzimit, si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për autopsi në IML./FolDrejt/