Mali ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas sulmeve terroriste në të cilat u vranë 132 persona në pjesën qendrore të vendit afrikan.
Në një deklaratë me shkrim nga presidenca, bëhet e ditur se është shpallur tri ditë zie kombëtare, duke nisur nga data 21 qershor, pasi 132 persona humbën jetën në sulmet terroriste në tri fshatra të rrethit Bankass, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ndryshe, civilët u vranë në sulmet terroriste në fshatrat Dianweli, Diallassagou dhe Deguessagou gjatë fundjavës, ndërsa qeveria e dënoi ashpër agresionin.
Burkina Faso, Mali dhe Nigeri në rajonin e Sahelit, janë përballur me sulme nga grupet e lidhura me organizatën terroriste Al-Kaeda dhe DEASH në vitet e fundit.
Pavarësisht misioneve të huaja ushtarake të stacionuara në Mali që nga viti 2013, organizatat terroriste në vend vazhdojnë sulmet e tyre./FolDrejt/