Bashkimi Evropian do t’i japë mbështetje më të madhe ushtarake Ukrainës, konfirmoi sot gazetarëve përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borej, duke arritur në samitin e BE-së që po mbahet në Bruksel, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zelensky po vjen për të kërkuar më shumë ndihmë nga udhëheqësit evropianë, më shumë armë në luftën kundër Rusisë dhe një fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësimin e vendit të tij në BE, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se “është shumë e rëndësishme që BE të rrisë mbështetjen e saj për Ukrainën”./FolDrejt/