Drejtori ekzekutiv i KEDS, Alper Erbas priti në takim Kryetarin e Bordit të ZRrE, Arsim Janova, bashkë me drejtorin e ZRrE, Petrit Pepaj dhe anëtarin e bordit të ZRrE, Besim Sejfijaj.
Gjatë këtij takimi, drejtori ekzekutiv i KEDS, Alper Erbas njoftoi udhëheqësit nga ZRrE për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë, sfidat nëpër të cilat po kalon kompania gjatë kësaj periudhe, masat e ndërmarra në vazhdimësi që nga dita e parë në përputhje me vendimet e qeverisë dhe hapat që parashihen të ndërmerren për të tejkaluar këtë situatë.
Z. Erbas falenderoi ZRrE për interesimin e treguar dhe mbështetjen e dhënë në këtë periudhë të vështirë për të gjithë.