Uebfaqe të shumta të operuara nga media të ndryshme, duke përfshirë Finiancial Times, New York Times dhe Bloomberg News kishin “rënë nga sistemi” në të gjithë globin të martën.
Rrjeti Al Jazeera Media me bazë në Katar gjithashtu u prek. Gazeta Le Monde e Francës filloi të tregonte mesazhe gabimi që u shfaqën në faqen e internetit afërsisht në orën 10:00 GMT, shkruan Al Jazeera, përcjell FolDrejt.com.
Veçmas, faqja në internet e Amazon.com Inc gjithashtu dukej se po përballej me një ndërprerje. Amazon nuk ishte menjëherë në dispozicion për të komentuar.
Gazeta Guardian e Britanisë tha se faqja dhe aplikacioni i saj po preken gjithashtu. Faqet e disa mediave të tjera britanike të lajmeve gjithashtu nuk po hapeshin menjëherë.
Sidoqoftë, çështja që prek faqet e internetit nuk ishte e qartë menjëherë. /FolDrejt.com/