Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba u bën thirrje kombeve që të trajtojnë “terrorizmin ushqimor” mes sulmeve të përsëritura të Rusisë në depozitimin e grurit ukrainas, shkruan Al Jazeera.
“Rusia goditi një tjetër depo ukrainase të grurit brenda natës. Ajo përpiqet të nxjerrë koncesione duke mbajtur peng 400 milionë njerëz”, tha ai në një postim në Twitter.
“Unë u bëj thirrje të gjitha kombeve, veçanërisht atyre në Afrikë dhe Azi që janë më të prekura nga rritja e çmimeve të ushqimit, të bëjnë një përgjigje të bashkuar globale ndaj terrorizmit ushqimor,” shtoi ai.