Ukraina ka dërguar 5.5 milionë tonë drithë në janar të këtij viti, që është 1.3 milionë tonë më pak në krahasim me dhjetorin, tha në një deklaratë Ministria e Bujqësisë së Ukrainës, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Tendenca në rënie është për shkak të pengimit të inspektorëve rusë të anijeve në dalje, tha ministria.
“Kështu, në muajin e parë të vitit të ri u ulën furnizimet e absolutisht të gjitha kulturave bujqësore”, thuhet në deklaratë.
Eksporti i misrit është ulur me 700,000 tonë, kurse i grurit me 250,000 tonë.
Vendet fqinje, aktualisht në luftë mes vete, janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë, por pushtimi i Rusisë gati një vit më parë çoi në një bllokadë de-fakto të Detit të Zi, duke rezultuar në rënien e eksporteve të Ukrainës në një të gjashtën e nivelit të paraluftës.
Ngërçi, i cili çoi në një krizë globale ushqimore, u lehtësua në korrik pasi zyrtarët rusë dhe ukrainas nënshkruan një marrëveshje për të rifilluar eksportet e grurit. /FolDrejt/