Qeveria tha se të korrat e Ukrainës mund të jenë midis 50 dhe 52 milionë tonë drithë këtë vit, shumë më poshtë rekord 86 milionë tonë në vitin 2021 për shkak të humbjes së territorit të kapur nga forcat ruse dhe rendimenteve më të ulëta.
Ukraina deri më tani ka eksportuar pothuajse 15,1 milionë tonë drithë në sezonin 2022/23, që është 30,6 për qind më pak se 21,8 milionë tonë të eksportuara në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Bujqësisë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Të dhënat e ministrisë tregojnë se në sezonin aktual, i cili filloi në korrik 2022 dhe zgjat deri në qershor 2023, janë eksportuar 5.7 milionë tonë grurë, 8.1 milionë ton misër dhe 1.2 milionë ton elb./FolDrejt/