Kompania kombëtare e energjisë ukrainase Ukrenergo njoftoi se duke filluar nga sot, Kievi do të eksportojë sërish energji elektrike në Sllovaki.
“Sot ka filluar eksporti i energjisë elektrike në Sllovaki”, njoftoi kompania Ukrenergo në Telegram, duke shtuar se Kievi eksporton 200 megavat energji elektrike në këtë vend në orë, transmeton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Në tetor, Ukraina pezulloi eksportet e energjisë elektrike në vendet evropiane, të cilat janë tregu kryesor i saj, pasi Rusia filloi sulmet me raketa dhe dron në infrastrukturën energjetike të Ukrainës./FolDrejt/