Më shumë se 93,000 ushtarë rusë janë vrarë që kur presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ushtria e Ukrainës vrau 340 pjesëtarë të tjerë të personelit në 24 orët e fundit, thuhet në një postim në Facebook.
Gjithashtu u shkatërruan dy tanke, dy automjete të blinduara të personelit dhe dy sisteme artilerie.
Dy drone, të cilët janë përdorur për të sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, u rrëzuan gjithashtu.
Moska ka pretenduar shumë më pak humbje në “operacionin e saj special” në Ukrainë./FolDrejt/