Ekonomia do të bjerë me 3.5 për qind këtë vit, dhe pritjet për vitin e ardhshëm janë shumë më optimiste, parashikon Banka Popullore (BP). Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhovska, pret rritjen e Prodhimit Bruto Vendor prej 4.7 për qind për vitin 2021.
Në parashikimet e fundit makroekonomike, Bezhoska shprehet se konsumi privat do të ulet me katër për qind këtë vit, dhe investimet bruto vendase dhe të huaja do të bien me 10 për qind. Një rënie prej 17% pritet në eksportet, dhe 15% në importet. Inflacioni për vitin 2020 është parashikuar në zero dhe deficiti buxhetor në 3.2 për qind.
Banka Popullore (BP)
Konsumi privat 4%
Investimi bruto – 10%
Eksporti – 17%
Importi – 15%
Deficiti buxhetor 3.2%
Inflacioni 0%
Pandemia do të ketë efekte të mëdha ekonomike, veçanërisht në tremujorin e dytë. Guvernatorja pret që ulja e kërkesës në vend të ulë më tej çmimet e energjensëve, si dhe çmimet e produkteve bazë ushqimore, si dhe do të ketë një kërkesë të zvogëluar të produkteve tona jashtë vendit. Paratë që mërgimtarët tanë i dërgojnë nga mërgata në vitet e fundit kanë qenë 15 për qind të Prodhimit Bruto Vendor, por tani pritet që këto fonde të bien me 20 për qind.
Duke pasur parasysh natyrën e tyre, për të cilën ato përdoren, ato gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e konsumit të brendshëm. Këtë e theksoj në dritën e hulumtimeve me anketat tona dhe vlerësime, të cilat sugjerojnë që rreth dy të tretat e remitencave janë për konsum, dhe pjesa tjetër është për kursime ose investime – deklaroi Anita Angelovska – Bezhoska, Guvernatore e Bankës Popullore.
Parashikimet për ekonominë globale, por edhe për ekonominë e vendit i ka publikuar tashmë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Parashikimet e Fondit për Prodhimin Bruto Vendor në Maqedoni për këtë vit, janë se do të jetë në negativë prej katër për qind. Parashikimet e Bankës Popullore të Maqedonisë para krizës ishin që këtë vit Prodhimi Bruto Vendor do të arrijë rritje prej 3.8 për qind.