Një numër në rritje i fëmijëve në Haiti po vuajnë nga kolera për shkak të rritjes së kequshqyerjes, njoftoi sot UNICEF.
“Tani situata është më e komplikuar se më parë, sepse pothuajse gjysma e të sëmurëve me kolera janë nën 15 vjeç dhe ata po luftojnë për të mbijetuar, duke pasur parasysh kequshqyerjen në rritje,” tha përfaqësuesi i organizatës Food for the Hungry në Haiti, Bobby Senders. .
Rreth 40 për qind e rasteve të kolerës në atë vend janë fëmijë, me nëntë nga 10 raste të raportuara në zonat ku mbretëron uria, raporton AP, transmeton Fol Drejt.