Në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim është vrarë një palestinez me pretendimin se ka tentuar “të godiste” me automjet një kolon hebre.
Në një deklaratë me shkrim nga Autoriteti Palestinez i Çështjeve Civile thuhet se personi i vrarë nga ushtarët izraelitë është Habbas Abdulhafiz Yusuf Reyyan (54), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite bëhet e ditur se si pasojë e një “sulmi me automjet” është plagosur një kolon hebre në Ramallah.
Në deklaratë thuhet se “nga përplasja e një automjeti në perëndim të Ramallahut është plagosur një izraelit ndërsa është identifikuar autori” dhe se në lidhje me ngjarjen janë kryer hetime.
Në Jericho (Eriha) të dielën e 30 tetorit u raportua se si pasojë e një “sulmi me automjete” u plagosën 4 izraelitë./FolDrejt/