Shefi i ushtrisë së Izraelit do të shkojë të shtunën (19 qershor) në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar me zyrtarët amerikanë për situatën në Gaza dhe armëpushimin e 21 majit që i dha fund luftimeve 11 ditëshe me militantët e Hamasit.
Gjenerali Aviv Kohavi, është zyrtari i parë izraelit që viziton Shtetet e Bashkuara që kur u votua qeveria e re me kryeministër, Naftali Bennett.
Armëpushimi u shkel këtë javë pasi militantët palestinezë lëshuan balonë zjarrëvënës në drejtim të Izraelit, duke nxitur si hakmarrje sulmet ajrore izraelite.
Tensionet mbeten të larta. Militantët palestinezë kanë vazhduar me lëshimin e balonëve, njoftuan zjarrfikësit izraelitë që po mundohen ta ndalin zjarret e shkaktuara.
Nga luftimet në muajin maj mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit mbetën të vrarë 260 palestinezë, përfshirë disa luftëtarë, thanë autoritetet e Gazës. Në Izrael, 13 njerëz u vranë, duke përfshirë një ushtar, nga raketat e lëshuara nga Gaza, thanë policia dhe ushtria, raporton Sky News, percjell Foldrejt.com