Shiu i acartë dhe moti i ftohtë në Gjermani janë shkaktarë të aksidenteve të shumta trafiku në të cilat vetëm sot kanë humbur jetën tre persona, ndërsa komunikacioni ajror nga aeroporti i Mynihut është pezulluar përkohësisht.
Një student u vra dhe të paktën 10 u dërguan në spitale, ndërsa dy të rritur, përfshirë shoferin e autobusit të shkollës, u plagosën rëndë në një përplasje në malet Erzgebirge, në provincën e Saksonisë në Gjermaninë lindore, tha policia.
Autobusi goditi një automjet të mirëmbajtjes dimërore të rrugës nga ana afër kufirit me Republikën çeke, pas së cilës u përplas me një pemë, raporton AP duke iu referuar agjencisë gjermane DPA.