E enjte, 16 Maj, 2024

VALUTA E INDISË RRËSHQET PËRSËRI

Rupi, monedha e Indisë, ka filluar përsëri të bjerë, duke shkaktuar shqetësim se ekonomia me rritje më të shpejtë në botë mund të ngadalësojë rritjen.

Valuta e Indisë për herë të parë kaloi vlerën prej 74 rupi për një dollar amerikan dhe që nga fillimi i vitit ka shënuar rënie prej 15 për qind në raport me dollarin në rritje, raporton CNN.

Lexoni edhe..

Qeveria e vendit disa herë ka tentuar pa sukses ta ndalë këtë rënie dhe së fundi ka futur stimuj për investitorët e huaj për të përshpejtuar blerjen e obligacioneve në monedhën vendase të lëshuara nga kompanitë indiane.

Gjithashtu, shteti ka rritur tarifat mbi produktet e importuara, të tilla si makina dhe diamante, në mënyrë që të zvogëlojë rrjedhjen e parave nga vendi.

Ndryshe, rritja ekonomike e Indisë u përshpejtua këtë vit, duke arritur në 8.2 për qind në tremujorin e mëparshëm, por duke qenë se ky vend është një nga importuesit më të mëdhenj të naftës në botë, është nën presion për shkak të rritjes së çmimeve për “ari të zi”.

Të ngjajshme