Komisionieri për Zgjerim edhe Fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke vlerësuar se luftimi i krimit të organizuar ka sjellë rezultatet.
Kështu ka deklaruar Varhelyi në një postim në Twitter, ku ka theksuar njëkohësisht edhe përkrahjen që ka BE për njerëzit e Ballkanit Perëndimor.
“E mirëpres marrëveshjen për marrëveshjen për liberalizimit të vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren. BE qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Varhelyi./FolDrejt/