Vasfije Krasniqi Goodman – aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, ka bërë edhe një reagim pas publikimit të një fotografive nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.
Aktivistja Krasniqi-Goodman ka thënë se drejtësia një ditë do të triumfojë, dhe që nuk duhet dorëzuar asnjëherë.
Shkrimi i plotë:
“Motra e Vëllezër të dashtun ju që e patet fatin e njëjte me mua, fat që tashmë jetën tonë po e rendon, edhe ju vendas të mi nga Kosova, dua të ju them dhe të ju siguroj që zëri im do të jehoj gjithandej për të vërtetën e madhe. Kot mundohen me mohime, me foto apo në forma tjera sepse një ditë drejtësia do të triumfoj. Përderisa ne kërkojmë drejtësi nga institucionet tona, ata duhet të gjejnë mundësi për të ardhur deri tek drejtësia, sepse ne nuk do të dorëzohemi kurrë, gjërat duhet bërë pavarësisht pengesave. Bëjeni për viktimat.
Unë Buqja e juaja ju përshëndes pa fund.
#drejtësipërtëgjithë
KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims
OJQ “Qendra për Promovimin e Drejtave te Grave”-Drenas
Drejtësi Për Të Gjithë
Medica Gjakova
Medica Kosova”, ka shkruar ajo në Facebook.