Një person ndërroi jetë në vendin e tij të punës në Obiliq.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:27, përcjell Fol Drejt.
Ai ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se kishte rënë nga kulmi dhe si pasojë nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/